Alsat 2019-10-21T22:27:15+02:00
I pari i ekzekutivit, Zoran Zaev një një intervistë për emisionin 360 gradë në Alsat ka konfirmuar vizitën e tij në Itali më 29 tetor. Zaev ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit italian Xhozepe Konte, i cili sot tha se vendi i tij do të përpiqet që në nëntor të rikthejë çështjen e zgjerimit të BE-së në mbledhjen e Këshillin të punëve të përgjithshme.
“Po, ashtu është. Unë e përshëndes çdo nismë. Kryeministri italian Konti është shumë i zëshëm, ai i jep deklaratat. Ai më ftoi. Unë të martën më datë 29 në ora 13-30 jam tek ai. Bashkë do shihemi, do kemi deklarata, do kemi drektë të përbashkët dhe prej atje shkoj në darkën e fundit me Federika Mogerinin që ajo e ka me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Na fton pikërisht për këtë temë. Më tregojnë se në nëntor do të duhet të Këshilli …….ku do të duhet të kthehet tema e zgjerimit. Kjo është mirë për vendim tim, një ftesë e kryeministrit italian, Italia është mike e mirë, e dyta unë do të dëgjoj, do të jap kontribut plus, do t’i jap të gjitha argumentet e mundshme sepse i kemi të gjithë argumentet e mundshme në botë. Asnjë vend nuk i ka pasur këto argumente që të merr vendim për fillim të bisedimeve.”-tha Zaev.
Loading…