Ismail Ibishi
Ata që arritën te dituria pa mësuar e deri te mësimi pa lexuar, me dije e pa dije u diplomuan e doktoruan. Sot po helmojnë gjithandej shoqërinë tonë, nga shkaku se u paskan përfunduar përfitimet personale, klanore në politikë, të kapur në krim e korrupsion e që tani duheshka t’i kthehen popullit në ndihmë, me frazat e vjetra për ngritjen e mirëqenies së qytetarit, duke e shfajësuar vetveten, duke rënduar e mbetur barrë e shoqërisë. Vetëm te ne e kemi këtë lloj shpëtimtarësh që promovojnë ideologji të së kaluarës (të dështuara) për të shpëtuar të ardhmen e humbur që në fillim-start.
Dhe ajo pak e mjera e pa dëbuar popullatë e mbetur e cila s’gjeti guximin, mundësinë për tu larguar nga kjo vorbulle kapur po nga këta intelektualê shtetarë e pushtetarë që me dekada po mbajnë peng gjithë pushtetin e zhvillimin e shtetit.
Si përherë fajtori mbetet jetim, koston e gjithë kësaj katrahure, fiasko-politike duhet kërkuar llogaria te qytetarët të cilët i shndërruan në robër, makineri votimi për jetëgjatësi të pushtetit si e si e vetëm për të qenë në krye të miletit.
Na shfaqen ca shpëtimtarë të stërvonuar e të harxhuar intelektualisht, politikisht ,, deja vu ,, por me nismë të re e ideologji të stagnuar në dekadat e kaluara. Pafuqi njerëzore, qytetarit për t’i ndryshuar, reformuar e për të qenë në hap me kohën, në të vërtetë faktorin njeri e gjeti të nënshtruar, stisur nën kanosje e trysni, nisur nga ky fakt e drejta e vetvetes, liria e shprehjes së fjalës së lirë e cila është e ngulfatur po nga këto despotë pamundëson që të dëgjohet zëri i arsyes.
Thirrur në fakte dhe argumente, logjikshmëria dhe arsyeshmëria finale e ,,shpëtimtarëve ,, nuk është gjë tjetër veçse vetë oreksi i interesave personale e klanore për ta mbajtur nën kthetrat e injorancës së skajshme shoqërinë ku si interes parësor kanë qëndrimin despotes në çdo vend ku drejtojnë, udhëheqin dhe menaxhojnë.