Fitim Nuhiu
Kishte dalur sot për t’u shetitur ish deputeti i Besës, me badigarda, kuptohet.
Mënyra si ecte, të bënte të vjellësh vrerë kundrejt tij, dhe meqenëse personi në fjalë EKSPOZON veten si besimtar musliman, meqë e kam lexuar Kuranin disa herë, më erdhi në mendje t’i citoj një ajet Kur’ani:
“Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve.” (El-Isra (17): 37), por kur e kujtova që ai fenë e ka vetëm maskë, e qetësova veten duke e tejkaluar dhe ktheva shikimin tim kah rruga ime.
Më pas me një mikun tim që isha, hyra për një kafe-muhabet, kur ç’të shoh… përsëri edhe aty i ulur tashmë me më shumë badigarda dhe personit në fjalë i qeshte fytyra, sikur ta ketë çliruar këtë vend nga një agresor barbar.
Me veprimet (matematikat) e tij politike që i ka bërë, të dalësh në publik me idenë t’i tregoj qytetarëve TË FORTIN, është e lehtë, dhe në të njejtën kohë është neveritëse…
Ky ish-njeri, sikur të ketë një ndërgjegje minimale, të paktën nuk duhet të del të defilon nëpër shetitoret dhe frekuentimet qytetare, që të mos kontaminon hapësirën tonë publike…