Ambasadori i ri në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka ndryshuar qëndrim për shtetin e Turqisë, pasi maqedonasit ishin të vendosur të mos e pranonin ambasador në vendin e tyre për shkak të deklaratave që Deda ka pasur kundër Turqisë.
Dedaj në Facebook ka shkruar se në Shkup do të jetë përfaqësues i të gjitha komuniteteve, pa dallim etnie dhe se Turqinë e konsideron mike të Kosovës dhe partnere strategjike.
“Në Shkup do të jam ambasador, përfaqësues i Republikës së Kosovës, i të gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe, religjioni dhe ideologjie politike. Turqia është shtet mike e cila ka njohur pavarësinë e Kosoves dhe është partner strategjik i Republikës së Kosovës, kurse Serbia e sotme, është shtet fqinj, me të cilën duhet ta tejkalojmë të kaluarën dhe të kemi njohje, bashkëpunim reciprok fqinjësorë dhe raporte ndërshtetërore! GJD”, ka shkruar Dedaj në FB, transmeton Express.
Pasi Dedaj u emërua ambasador i Kosovës në Maqedoni, nga ky shtet erdhën reagime të shumta për shkak të deklaratave të Dedajt për Turqinë. Komuniteti turk në Maqedoni, por edhe zyrtarë nga partia e kryeministrit Zoran Zaev, LSDM.