-Çfar ka anti Kushtetuse platforma?
– A është platforma shqiptare, shkas për protestat anti-shqipe?
– Përse deklarata e partive shqiptare, po shihet si rrezik për Maqedoninë?
– Ka apo jo hapësirë për rinegociim të kësaj deklarate?
– Duhet të zmbrapsen apo jo partitë shqiptare nga kushtet e tyre?
Debatojnë në #TV21 mysafirët: Ismet Ramadani, Azbi Nuredini, Valon Bela dhe Alajdin Demiri
Ismet Ramadani dekalron që hyrja e deklaratës është shumë mirë për nga forma, është shkruar me kujdes, në hyrje ka elemente shqiptare, nacionale, ka elemente shtetrore dhe univerzale në përputhje me logjikën. Nuk e besoj se ndonjë mendje e shëndoshë do ta kishte refuzuar apo do ti kishte dhënë vërejtje kësaj platforëme, sepse nënshkruesit e deklaratës, hyrjen nuk e kanë për të provokuar dikë, aq më pak për të lënë vend se ka ndonje egoizëm nacional, por është platformë që i plotëson të gjitha standartet për të gjithë ata që duan ta kuptojnë dhe miratojnë. Kjo platforëm shtrin dorë për të negociuar dhe për të ardhë në një marrëveshje mes dy palëve maqedono-shqipatre, shton Ramadani përcjell Almakos.
Azbi Nuredini thekson se deklarata nuk e cënon tërësin unitare të shetit siç pretendohet, pushtetarët të cilët mbajtën pushtetin dekadën e fundit, kjo deklarat u erdhi si peshqesh dhe pretekst për ti ikë drejtësisë. Palët shqipatare kanë përgjegjësi në aspektin e mosqarimit të deklaratës jo vetëm nga përmbajtja por dhe për nga mbrojtja e saj ngaqë i dha mundësi palës maqedone, sidomos VMRO-së që deklaratën ta ketë një alibi. Deklarata është bërë si një dhurat VMRO-së , kështu mendoj unë. Deklarata ska asgjë tjetër përveç asaj që partitë politike shqipatre i kanë pasë në programet e tyre politike, Deklarata si e tillë ka të githa performancat e Kushtetutës dhe kjo turbulenc është kastile për të shkaktuar nxitje nacionale.
Valon Bela theskon që partitë politke shqipatare duhet të jenë më aktive në replikimin e këtyre reagimeve dhe protestave të këtyre ditëve dhe për asnjë moment mos lejohen qytetarët të përfshihen në këto provokime.
Alajdin Demiri theskon se problemi i Maqedonisë është më shumë i thellë seç duket, problemi nisën me gjesotrategjinë se Maqedonia tenton të bëhet monedhë në gjeostrategjinë e përgjithëshme, që filloj me Trump. Tash pse kjo refleketohet? Meqe tentohet të ç’vendoset vëmdendja e politikave gjeostrategjike nga shkon Serbia, Bosnja dhe Maqedonia.
.. Ndërkaq VMRO në konceptin e brendshëm shfaq që nuk mund të ketë qeveri pa të, kërcënoj LSDM-në dhe BDI-në, mirëpo vijat e pushtetit janë atë që dje e bëri Ivanov, Gruevski,Emil Dimitriev.. të një unitarizmi të pakuptimtë, përfundon Demiri në #Click Plus transmeton Almakos.

