Para se të fillojë sot debati për buxhetin e vitit 2018, ministri i financave Dragan Tevdovski ka qerasur deputetët në Kuvend me petulla. Shkak për këtë qerasje është vajza që I ka lindur ministrit Tevdovski të enjten, shkruan SDK.
Me bashkëshorten e tij, Anitën, Tevdovski ka edhe dy vajza më të mëdha: Ema dhe Kaja, transmeton Gazeta Lajm.
Debate për buxhetin ka filluar sot në Komisionin për financa dhe buxhet. Sipas rregullores, ky debat mund të zgjasë 10 ditë pune. Gjatë kësaj periudhe Kuvendi nuk do të mbajë seanca tjera. Për shkak të Buxhetit është prolonguar zgjedhja e prokurorit të ri publik dhe disa ligje nga sfera e reformave në jurisprudencë.
Buxheti i Maqedonisë për vitin e ardhshëm është projektuar në 3.4 miliardë euro.