31 May
Në mesnatë skadon afati për votimin e Qeverisë së re. Debati mes deputetëve ka vazhduar edhe gjatë ditës. Edhe sot deputetët e VMRO DPMNE-së janë përplasur me kryeparlamentarin Talat Xhfaerin për gjuhën shqipe. Nuk kanë munguar as kritikat për programin e Qeverisë së Zaevit. Nga kuvendi vijnë paralajmërime për shfuqizimin e vendimit për testimin ekstern, gjë që u kundërshtua nga VMRO DPMNE-ja, të cilët vendimin e quajtën të dëmshëm për nxënësit.
Ndërkohë Tomislav Tuntev, deputeti i LSDM-së, tha se lidhur me ngjarjet e përgjakshme mbrëmjen e 27 prillit do të kërkohen përgjegjësi. Deputetët e LSDM-së kërkuan nga deputetët VMRO-DPMNE të kërkojnë falje lidhur me ndodhitë atë natë ndërsa nga VMRO fajsuan LSDM-në që mbrëmjen e 27 prillit eskaloi situata.