“Click”, Zejdi dhe Muhamed Ismaili: Bujar Osmani nuk e di ligjin, VMRO-BDI nuk mund të koalicionojnë me 61 deputetë
“Ne i kemi aq deputetë sa ka thënë KSHZ-ja, domethënë 10, dhe VMRO-ja 51, mund ta formojmë qeverinë me 61 deputetë”deklaroi Bujar Osmani nga BDI në Click Plus.
Ndaj kësaj kanë reaguar Zejd Rexhepi dhe Muhamed Ismaili nga Lëvizja BESA, gjegjësisht Aleanca për Shqiptarët, duke thënë se Osmani nuk e di ligjin pasi që qeveria mund të formohet me 62 deputetë dhe jo me 61.
Zejd Rexhepi: Nëse nesër mbahen zgjedhjet BESA do të fiton bindshëm!
“Sikurse nesër të mbahen zgjedhjet Lëvizja BESA në koalicionin Rilindje me BESË, me plot bindje e them se do të sigurojmë fitore absolute”, deklaroi Zejd Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, në emisionin Click Plus.
Zejd Rexhepi i BESËS: Nuk e tradhëtojmë elektoratin tonë të bëjmë koalicion me BDI-në
“Nuk futemi në asnjë bashkëpunim qeveritar me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ky është qëndrim i mëparshëm i Lëvizjes BESA që para zgjedhjeve, dhe në asnjë mënyrë nuk do ta tradhëtojmë elektoratin tonë që na ka besuar votën”, deklaroi Zejd Rexhepi, në Click Plus.
Click, Muhamed Ismaili i Aleancës: Bëjmë koalicion me gjitha partitë që na pranojnë platformën
Sekretari i përgjithshëm i partisë së UNITETIT, Muhamed Ismaili në emisionin Click Plus ka deklaruar se Aleanca për Shqiptarët do të koalicionojë me gjitha partitë mandatare të cilat do ta pranojnë platformën e tyre.
“Do të bëjmë koalicion me të gjitha partitë që pranojnë platformën tonë, duke përjashtuar këtu partitë që udhëhiqen nga kriminelë, që nënkupton se pa funksionimin e Prokurorisë Speciale nuk bëjmë koalicion me asnjë parti”, deklaroi Muhamed Ismaili.
Click, Bujar Osmani: Mosbashkimi i opozitës shkak që shqiptarët t’ja japin votën LSDM-së; BDI do jetë në pushtet!
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin Click Plus të TV21 ka akuzuar partirë opozitarë të cilat si pasojë e mosbashkimit të tyre kanë detyruar që shqiptarët të votojnë partinë maqedonase, LSDM-në. Nga ana tjetër Osmani bëri të ditur se BDI do jetë përfaqësuese e shqiptarëve edhe në të ardhmen.
“Mosbashkimi i partive opozitare kanë bërë që elektorati shqiptarë të japë votën partive maqedonase, ndërsa BDI është parti që ka siguruar fitore legjtime ku tregojnë numrat, dhe do jenë përfaqësuese e shqiptarëve”, deklaroi Bujar Osmanin.
Nuk jam aty që kolegët të na urojnë fitoren si parti më të suksesshme në 11 fitore që nuk ka asnjë parti në rajon, dua të përsëris se paralajmërimet tona kur thirëm gjitha partitë tjera të bashkohen dhe të fitojnë BDI, në fakt në këto zgjedhje shqiptarët humbën 11 mandate, BDI mbetet celësi i qeverisë së ardhëshme e kjo rënie lë për të diskutuar se cilat janë arsyet e rënies, është trupi i njejtë, një pjesë tjetër ka votuar për opozitën maqedonase, në fakt votuesit e BDI e faktorizuan BDI duke e bërë partinë më të fortë në politikë numrat janë relative e tash”, ka thënë mes tjerave Osmani, duke shtuar: ”Shihet se lëvizja Besa nuk ka eksperiencë në politikë dhe bën gabime bazike ne kemi thënë se jemi konkurent derisa të ndodhi zgjedhjet e më pas do dalim me qëndrimin tonë, mosbashkimi i partive politike shqiptare drejtoi votuesit tek blloku maqedonas, them se zgjedhjet kanë përfunduar dhe sytë i kanë tek ne, kanë dhënë verdiktin e tyre për platformën tonë dhe si parti më e madhe garanton se do jetë qëndrimi një komb e tash është koha të faktorizohemi se varen nga ne. Gjatë fushatës kam thënë se pin kodi janë 5 zotimet e BDI, ajo parti që do pranojë këto zotime do bëj koalicion me ne, shqiptarët janë vendimtarë dhe do ruajmë këtë për të relaksuar gjendjen”, thekson më tej Osmani.
Click, Azem Sadiku, Zejdit të BESËS: Ju së bashku me BDI-në dhe kryertadhëtarin Ziadinin jeni sehirbazë!
Nënkryetari i PDSH-së dhe kryetar i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku në emisionin Click Plus të TV21, edhe përkundër faktit që lideri i tij Menduh Thaçi uroj Lëvizjen BESA si fituese e këtyre zgjedhjeve madje duke shprehur gatishmërinë që edhe ata dy deputetë të fituara t’ia dhurojë BESËS, ai ofendoi këtë parti duke i quajtur sehirbazë.
“Ju të Lëvizjes BESA nuk e di për çfarë fitore flitni ku mos të kishim qenë ne aktivistët e PDSH-së, ju s’do kishi atë rezultat. Ju keni qenë sehirbazë të këtyre zgjedhjeve së bashku me kryetradhëtarin Ziadin Sela”, kështu u shpreh Azem Sadiku
Zejd Rexhepi: Hera e parë të pajtohem me Ali Ahmetin, shqiptarët kanë humbur nëse udhëhiqen sërish nga BDI
Tre ditë pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare i ftuar në emisionin Click Plus të TV21, anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Zejd Rexhepi ka thënë se për herë të parë do të pajtohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti se shqiptarët me të vërtetë kanë humbur në këto zgjedhje, ngaqë me to sërish mund të udhëheq partia e cila e ka sjell në gjendje të mjerueshme pozitën e shqiptarëve, shkruan Almakos.
“Do ta pranoj se për herë të parë do të pajtohem me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti i cili pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve deklaroi se është dëshpëruar ngaqë BDI ka fituar, por shqiptarët kanë humbur. Shqiptarët kanë humbur me faktin se edhe kësaj rradhe mund të udhëhiqen nga BDI-ja, e cila ka shkaktuar rastin Monstra, Lagjja e Trimave etj”, deklaroi Zejd Rexhepi.