Diskutim publik në temën “Procesi i pajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë: gjendja në Republikën e Maqedonisë” do të mbahet sot në suaza të projektit rajonal IPA “E kaluara e ndarë – ardhmëri e përbashkët”.
Në diskutim fjalim hyrës do të kenë Toshe Zafirov, hulumtues nga Progres Instituti për demokraci sociale, profesor dr. Rubin Zemon, përfaqësues i posaçëm i kryeministrit për zhvillimin e shoqërisë multikulturore, interkulturizimit dhe interkulturave dhe dr. Aleksandar Spasov nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”.
Qëllimi kryesor i projektit “E kaluar e ndarë – Ardhmëri e përbashkët” është që organizatat qytetare të njoftohen me qeveritë në rajon si faktor i rëndësishëm shoqëror me kapacitet të fuqishëm për ndërtimin e paqes dhe pajtimit. Projekti i përfshin 18 organizata prej më shumë vendeve me aftësi të ndryshme dhe sfera të ekspertizës. Me kombinimin e këtyre mundësive specifike projekti bazohet në bashkëpunimin e gjerë dhe rrjetëzimin e organizatave të partneritetit.
Organizatat e partneritetit nga vendi ynë të përfshira në projekt janë Qendra Kulturore Rinore – Manastir dhe Progres – Instituti për demokraci sociale.