Ministria e Kulturës sot në Muzeun e Arteve Bashkëkohore nga ora 10
do të organizojë debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin e kulturës në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022. Debati do të ketë pjesë hyrëse në të cilin është paralajmëruar fjalim i zëvendësministrit të Kulturës, Vlladimir Llazovski, ndërsa këshilltari Zllatko Teodosievski do ta prezantojë versionin e përmirësuar të projektit të parë të strategjisë për zhvillim kulturor 2018-2022.
Pastaj, të gjithë të pranishmit në disa panel grupe sipas veprimtarive do të mund t’i ndajnë idetë e tyre rreth strategjisë së ardhshme në kulturë në pesë vitet e ardhshme.
“Krahas debatit, për të gjithë aplikuesit në Konkursin për Programin vjetor për projekte nga interesi kombëtar në sferën e kulturës për vitin 2018 do të ketë info-stendë ku të interesuarit do t’i ndajnë përvojat e tyre dhe të parashtrojnë pyetje për aplikuesit”, njoftoi Ministria e Kulturës.
Data 02.03.2025
Aktuale
- Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën
- Honor i Kinës investon 10 miliardë dollarë për revolucionin e pajisjeve të inteligjencës artificiale
- Barcelona ia tregon derën, Ansu Fati lojtari i parë që do të largohet në verë
- E dyshuar për spiunazh para gjykatës: Arrestimi që tronditi Mitrovicën
- Temperaturat deri në 21 gradë celsius, parashikimi i motit për javën e ardhshme
- Njësoj si Luizi! Gjesti firmos kontratë me Top Channel, zbulohen detajet
- Pse hurmat janë të domosdoshme për shëndetin gjatë Ramazanit
- Samsung sjell inteligjencë artificiale të avancuar në serinë e re të telefonave