Me rastin e Ditës së rrogave të barabarta për burrat dhe gratë, Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave organizon debat me temë “18 për qind më pak të vlefshme: hendeku në rrogat e burrave dhe grave”.
Në debat do të diskutohet për hendekun në rrogat mes burrave dhe grave, i cili në vend arrin 18 për qind, për mjetet për evoluim të vlerave të punës dhe në përgjithësi për diskriminim e vendit të punës.
Në debat do të flasin Emil Kërstanovski, koordinator nacional në Zyrën e Organizatës ndërkombëtare të punës në Shkup, Nikica Mojsoska-Bllazhevski, drejtor ekzekutiv i Maqdonisë 2025, Mare Ançeva, sekretare e përgjithshme e Sindikatës për industri, energjetikë dhe minierë dhe Dona Dimov Markovska, menaxhere projektuese në Organizatën e punëdhënësve.


