Shqyrtimi i gjendjeve me hulumtimet e mendimit publik dhe ndryshimi i tyre, si dhe ngritja e vetëdijes për nevojën nga hulumtime të këtilla ka për qëllim tryeza e rrumbullakët “Në kërkim të mendimit të humbur publik: problemet dhe sfidat hulumtuese” që do të mbahet sot në Shkup.
Në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike (IHSPJ) pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, do të prezantohen edhe rezultatet nga hulumtimi i cili ka përfshirë një numër të madh të institucioneve shtetërore dhe lokale. Në temën në kuadër të tryezës së rrumbullakët do të ketë përfaqësues të opinionit shkencor dhe hulumtues në Republikën e Maqedonisë.
Fjalime hyrëse, është paraparë që të kenë Mirjana Borota-Popovska, drejtoreshë e IHSPJ-së, Goran Janev, udhëheqës i projektit, Mirjana Najçevska, e cila do të pëqendrohet në hulumtimet e mendimit publik të realizuara nga IHSPJ, ndërsa Eleonora Serafimovska do t’i prezantojë rezultatet hulumtuese.