Konferencë kushtuar rolit të bashkësive lokale dhe urbane në procesin e decentralizimit në Maqedoni do të mbahet sot në Shkup në kuadër të projektit “Rrjetëzim dhe përfaqësim i bashkësive vendore dhe urbane”. Qëllimi i projektit është avancimi i procesit të decentralizimit me rrjetëzimin dhe përfaqësimin e bashkësive vendore dhe urbane, si dhe përforcim i kapaciteteve të bashkësive lokale dhe urbane në Maqedoni dhe përforcim i ndikimit të tyre me kyçjen e qytetarëve në të gjitha proceset e planifikimit në pushtetet lokale. Në kuadër të projektit janë formuar 16 shoqata të qytetarëve në nivel të pushteteve lokale në Maqedoni, të cilët pastaj u rrjetëzuan në Lidhje të shoqatave në nivel të rajoneve planore, që në fund
të formohet edhe Rrjeti nacional për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësive, e cila do të promovohet në këtë ngjarje. Para pjesëmarrësve në ngjarje duhet të mbajnë fjalime Suhejl Fazliu, ministër i Pushtetit Lokal, Aleksandar Kërzhallovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Metin Muarremi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për edukim dhe zhvillim, Tearcë.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve
- Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale