Debat “Ombudsmani – midis qytetarëve dhe institucioneve” do të mbahet sot në Tetovë në organizim të OJQ Infoqendra dhe Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë.
Në diskutim, siç është paralajmëruar do të marrin pjesë avokati i popullit Ixhet Memeti, gazetarja Gordana Duvnjak dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Uranija Pirovska.
Debati, sipas organizatorëve, do të tentojë të japë përgjigje në pyetjet, siç janë nëse dhe si Ombudsmani i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre para institucioneve shtetërore, nëse qytetarët e njohin Ombudsmanin si mbrojtës të tyre, nëse institucionet shtetërore veprojnë sipas indikacioneve të Ombudsmanit, nëse Ombudsmani ka reputacion të fuqisë, institucion autoritar dhe të pavarur në opinion.
Ngjarja realizohet në kuadër të projektit “Monitorimi i qytetarëve te Avokati i Popullit” i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.

