Debat i ashpër mes Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias dhe Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos për Marrëveshjen e Prespës në seancën e Qeverisë. Mediat greke raportojnë që arsyeja e zënkës mes ministrave ka qenë propozimi i Kamenosit që marrëveshja e arritur për emrin të zëvendësohet me një marrëveshje alternative rajonale. Me ç’rast Kocias e ka akuzuar Kamenosin se dëmton interesat shtetërore për interesat e tij personale dhe partiake. Ndërsa Kamenos i është kundërpërgjigjur se çështja e emrit do të duhej zgjidhur pas zgjedhjeve.
Megjithëse dorëheqja e mundshme e Kamenosit i cili e kundërshton Marrëveshjen e Prespës është përfolur shumë, Kamenos ka mohuar se do të del nga Qeveria. Ashtu siç raportojnë mediat greke ka qenë Kocias ai i cili është kërcënuar me dorëheqje mbrëmë, pasi nuk ka marrë mbështetjen e duhur në debat nga kryeministri, Aleksis Cipras. Sipas opozitës greke, Qeveria greke ndodhet para shpërbërjes dhe këtë ministrat nuk mund ta fshehin.

