Shoqata Federalistët e rinj evropianë – Maqedoni (XHEF Maqedoni),
sot në Shkup organizon debat të titulluar “A e ndjekim Pribenë: Çfarë prokurorie i nevojitet Maqedonisë në rrugën drejt BE-së?”
Në debat, si folës paralajmërohen: Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, Lidija Raiçeviq, prokurore publike në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Elena Andreevska, profesoreshë në EJL, Gordan Kallajxhiev, profesor i të drejtës penale në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup dhe anëtar i Këshillit për reforma në sistemin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Zharko Haxhi Zafirov, avokat në shoqatën e avokatëve “Bona Fride” dhe anëtar i Bordit këshilldhënës të Institutit për të drejta të njeriut nga Shkupi.
Sipas organizuesve, pritet që panelistët t’i argumentojnë tezat e veta përmes diskutimit interaktiv për atë se çfarë duhet të jetë roli i Prokurorit të ri republikan përmes prizmës së rekomandimeve të përmbajtura në raportet e grupit të ekspertëve juridik, kryesuar nga juristi i dalluar gjerman Rajnhard Pribe, reformat e paralajmëruara në jurisprudencë, si dhe bashkëpunimi i Prokurorisë Publike me Prokurorinë Speciale Publike.
Data 10.03.2025
Aktuale
- E papritur, Laerti dhe Gjesti puthen në buzë
- A do të shohim iPhone-in e palosshëm në fund të vitit 2026?
- Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet
- Për dy ditë, Eglit i ndodh e papritura në Instagram
- Andis Harasani, ish-deputeti i PS ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare, bashkëshortja: Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit
- Larry Page relanson dynamikat e reja me startupin e inteligjencës artificiale Dynatomics
- Duke pritur Brukselin, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
- TAV Maqedoni – MPB/ Stërvitje për situata emergjente në aeroportin e Shkupit