Kevin De Brujne mund të jetë një tjetër emër i madh i futbollit botëror për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. Duke folur për gazetën belge “HLN” , mesfushori nuk përjashtoi mundësinë për të shkuar në Lindjen e Mesme.
“Në moshën time duhet të jesh i hapur për gjithçka. Flitet për shuma të pabesueshme parash në atë që mund të jetë fundi i karrierës sime. Ndonjëherë duhet të mendosh për të”, tha mes tjerash De Bryjne.
Në orët e fundit është zbuluar se skuadra e Al Nassr është e interesuar për transferimin e mesfushorit belg, i cili do të bashkohej me Kristiano Ronaldon.
Al Nassr përfundoi sezonin në vendin e dytë në tabelë prapa Al Hilal, nga i cili u mposht edhe në finalën e Kupës së Arabisë Saudite para pak ditësh.