Ylli i Man. Sitit, Kevin De Brujne thuhet se ka refuzuar të mbyllë derën për një lëvizje të madhe parash në afatin kalimtar të verës. Mesfushori belg është në kulmin e karrierës së tij dhe po kënaqet te Man. Siti i trajnerit Pep Guardiola.
Megjithatë, De Brujne është një objektiv për klubet në Superligën e Arabisë Saudite përpara afatit kalimtar të verës. Sipas mediumit “The Athletic”, skuadrat e Superligës së Arabisë Saudite janë gati të bëjnë ofertë për 32-vjeçarin belg.
De Brujne është një yll i madh në sport dhe ardhja e tij do të ishte një ‘fitore’ e madhe për sauditët. Megjithatë, ai mund të mendojë se mund të konkurrojë në Evropë për vitet në vijim dhe të vazhdoj të mbetet në “Etihad”.