Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti, ka deklaruar sot se VMRO-DPMNE ka larguar propozim ligjin e tyre për lojërat e fatit nga rendi i ditës.
Ajo kërkon nga kryeparlamentari Afrim Gashi që të mos bëhet mashë e VMRO-së.
“Si duket, ata që janë aq të vendosur në mbrojtjen e kësaj dukurie që shkatërron rininë dhe shoqërinë në përgjithësi, sa që marrin të drejtën e deputetit jashtë procedurës, vetëm se t’i dalin në mbrojtje kësaj dukurie shkatërruese dhe të shëmtuar. I bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, që të mos bëhet masha që do të mbrojë tendencat diktatoriale, shtypëse dhe të shëmtuara që po instalon VMRO-ja”, tha mes tjerash Dauti duke shtuar se propozim ligji mundëson largimin e lojërave të fatit nga vendbanimet, dhe funksionimin si veprimtari vetëm në hotelet me 5 yje.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Kaltrina Selimi mahnit me paraqitjen e fundit – kështu rrallë e kemi parë
- Tenderi 50 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve/ Kualifikoi kompaninë “Bami” me letra false, burime: SPAK merr nën hetim drejtorin e ARRSH, Ami Kozeli
- Vdekja misterioze e ish të dashurës së McGonigal/ Pak orë më parë kishte publikuar 75 postime në rrjetet sociale. Ja çfarë shkruante
- Sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut, 238 mijë nxënës rikthehen në bankat shkollore
- Motorët përplasen ‘kokë më kokë’, 3 të vdekur në një aksident tragjik në Athinë
- Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra
- Arratisje si në filma në Gjermani, 35-vjeçari serb preu hekurat e qelisë dhe u arratis nga çatia e burgut
- Nga sot fillon të qarkullojë “Treni urban” në relacionin Zelenikovë-Shkup



