Dy profesoreshat, funksionare të Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela, Sekretarja e përgjithshme, Ilire Dauti dhe Kryetarja e Asamblesë së Gruas, Vjollcë Berisha, kanë takuar të rinjtë dhe studentë nga fakultete të ndryshme, me qëllim mobilizimim për mbështetje të protestës së 6 Prillit.
“Përtej mbështetjes, #mobilizim për studentët, për gjuhën shqipe, për drejtësi!
Si profesoreshë, si studentë, ndjejmë për obligim që jo vetëm të mbështesim por edhe të mobilizohemi bashkë, me rininë tonë, me përfaqësues të studentëve nga fakultete të ndryshme, për protestën studentore të 6 Prillit.
Gjuha Shqipe dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë e drejtë kushtetuese dhe ligjore për të cilën dhamë shumë mund dhe jemi të gatshëm të japim edhe sa herë që ta kërkojë nevoja.
Këtë e kemi obligim, si shqiptarë parasegjithash!
Andaj ftojmë çdo të rinj e të re, çdo student, profesor e qytetarë që të merr pjesë në protestën për drejtësi në drejtësi, për gjuhën tonë amtare!”, ka shkruar deputetja, Ilire Dauti.
Një postim të ngjashëm dhe thirje për mbështetje ka bërl edhe Vjollcë Berisha.
“Kërkesa e studentëve është më e natyrshmja dhe më e qashtra. E panatyrshme është rezistenca. E panatyrshme është urrejtja ndaj gjuhës sonë.
Jemi me studentët. Si pedagoge dhe si politikane, kurrdoherë në anën e tyre. Në anën e vajzave dhe djemve tanë që e kultivojnë jokonformizmin, ngritjen e zërit.
Kjo është kauza jonë e përbashkët në ruajtje të dinjitetit kur na fyejnë, pasi moslejimi i diçkaje që s’i bën dëm kurrkujt është fyerje, është dëshirë primitive e artikukimit të epërsisë.
Me rininë tonë, me studentët e mi, sot e nesër e kurrdoherë.”, shkruan Berisha.






