Pas vendimit të Këshillit të ministrave të BE-së që të përpilojë plan për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019, ka reaguar edhe pala amerikane, e cila në vazhdimësi ka shprehur përkrahjen për zgjidhjen e kontesteve rajonale dhe çuarjen përpara të procesit të integrimit.
Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit, që e transmeton MIA, theksohet se vendet duhet që të vazhdojnë progresin në mënyrë që të jetë i realizueshëm plani i BE-së.
Departamenti i Shtetit konfirmon vazhdimin e përkrahjes për Maqedoninë në procesin e reformave dhe të arritjes së synimeve euro-atlantike.
Diplomacia amerikane edhe një herë e vlerëson arritjen e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin shumëvjeçar për emrin.