Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Darko Kostovksi gjatë ditës së sotme ka promovuar hapësirat e reja të shkollës së re komunale në Vizbeg, transmeton Almakos.
“ Në tërësi është kryer shkolla e re komunale në Vizbeg ku janë mënjanuar të gjitha mungesat për të cilat unë si kryetar komune kam folur.
Shërbimet komunale po punojnë në kompletimin e dokumentacionit që edhe formalisht të bëhet funksionale shkolla.
U realizua njëri prej projekteve bartëse zgjedhore. Shumë shpejt do të regjistrohen edhe nxënësit e parë”, shkruan Darko Kostovski./Almakos/