Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se sot kanë nënshkruar një marrëveshje për përgatitjen e projektit për Rrugën e Kaçanikut, rrugë në gjatësi prej 3 km, transmeton Almakos.
“ Sot së bashku me drejtorin e Regjionit Malor të Shkupit, Jane Micevski nënshkruam marrëveshjen për dokumentacionin projektues për Rrugën e vjetër të Kaçanikut, arterien kryesore në vendbanimin Vizbegë. Rrugë me gjatësi prej 3 km.
Projekti do t`i përfshijë të gjitha fazat e nevojshme për përgatitje cilësore, asfalt dhe kanalizim fekal dhe atmosferik. Do të zgjidhim një problem të madh me dekada”, shkroi kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski /Almakos/