Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë me dije se janë duke përgatitur një strategji të re për të rinjtë, transmeton Almakos.
“ Fokusi kryesor në mandatin tim qysh nga fillimi janë të rinjtë dhe përmirësimi i kushteve për jetesë për njerëzit e rinj. Këtë gjë e dëshmuam me disa projekte që ishin pikërisht qëllimet e gjeneratave të reja në Komunën e Butelit.
Sot me ftesën e Komunës së Butelit një numër i madh i të rinjve morën pjesë në këtë konferencë fillestare. Komuna e Butelit në bashkëpunim me Qendrën për Strategji Evropiane EUROTINK-Shkup, sot ka mbajtur konferencën fillestare në korniza të projektit ‘Komuna e Butelit e hapur ndaj të rinjve’.
Projekti është i financuar nga Unioni Evropian në korniza të projektit ‘Pjesëmarrja rinore për zhvillim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të bashkësisë’, përmes së cilës do të mundësohet nxitja e pjesëmarrjes rinore në zbatimin e politikave rinore dhe sjelljes së vendimeve për çështjet rinore në komunën tonë.
Komuna e Butelit do të përgatis një Strategji të re për të rinj, e miratuar përmes një mënyre të hapur, transparente dhe participuese, e përgatitur nga Programi Rinor për Këshillin Lokal për të Rinjtë për vitin 2023.
Kjo strategji do të jetë bazë për nevojat e të rinjve, me prioritetet e tyre kryesore në periudhën në vazhdim.
Shumë shpejt do të formohet edhe Këshilli Rinor Lokal në një mënyrë transparente dhe të hapur. Me këtë në mënyrë shtesë do të ofrohen administrata komunale, Këshilli Rinor Lokal dhe Këshilli i komunës me të rinjtë”, shkroi Darko Kostovski.






