Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se ka nisur ndërtimi i 17 rrugicave qasëshe në Shkup Veri, transmeton Almakos.
“ Sot filluam me ndërtimin e 17 rrugicave qaseshe deri te banesat me elemente paver në Shkup Veri.
Do të rikonstruohen hyrjet qaseshe në banesa dhe do të tejkalohet problemi me vërshimet nëpër hyrjet e banesave.
Vera ndërtimore po zhvillohet me një dinamikë të fuqishme.
Jemi duke respektuar të gjitha afatet dhe premtimet ndaj qytetarëve. Zhvillim i drejtë dhe i barabartë te të gjitha vendbanimet.” , shkruan Darko Kostovski.