Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski gjatë ditës së djeshme ka organizuar një iftar me 300 të ftuar, transmeton Almakos.
“ Sonte me rastin e muajit të Ramazanit organizova një iftar në të cilën morën pjesë 300 njerëz midis të cilëve edhe nënkryetaëri i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski, të punësuarit në Komunën e Butelit, bashkëpunëtorët e mi të afërt, miqtë dhe një pjesë e bashkësisë së biznesit në Komunën e Butelit.
Është nder dhe repekt që po e vazhdojmë traditën të cilën e kemi nisur gjatë viteve të kaluara.
Qasja e ndershme, bashkëpunimi i sinqertë dhe rrespekti i ndërsjelltë na bënë njerëz më të pasur.
Bashkëjetesa nuk guxon që të jetë fjalë boshe, por realitet i cili dëshmohet në realizimin e projekteve të cilat do ta përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve.
Kultivimi i bashkëjetesës dhe zhvillimi i barabartë i komunës tonë është prioriteti më i lartë për ne.
Bashkëpunëtorëve dhe miqve të mi i dëshiroj agjërim të lehtë gjatë muajit të Ramazanit. Shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata që sonte morën pjesë në këtë iftar”, shkroi ndërmjet tjerash Darko Kostovski.