Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se është asfaltuar rruga Afrim Zhitia në Vizbeg. Me këtë rast janë rikonstruar edhe 6 rrugë tjera.
“ Rikonstruksioni i plotë i 6 rrugëve kryesore në Vizbeg.
Sot fillojmë asfaltimin e rrugëve në Vizbeg. Degëzimi i rrugës AfrimZhita ka gjatësi prej 300 metra dhe një sipërfaqe të re asfalti prej 1800 metra katror.
Për herë të parë kjo rrugë po asfaltohet. Nuk ka më qytetarë të harruar. Po investojmë në të gjitha vendbanimet!
Ofensiva ndërtimore po zhvillohet me një dinamikë të fuqishme.
Po vazhdojmë edhe në vendbanimet e tjera që janë përfshirë në ofensivën e madhe ndërtimore.
Zhvillim i barabartë dhe i qëndrueshëm për të gjitha vendbanimet!” , thuhet në njoftim.









