Pas skadimit të afatit ligjor për pagesën e depozitave mujore për tatimin mbi fitimin dhe pagesën e pagave të korrikut me kontribute, janë përcaktuar një numër i konsiderueshëm i detyrimeve të papaguara, kumton Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).
Nga 2.129 tatimpagues, nuk është bërë pagesa e depozitës mujore për tatimin mbi fitimin për korrik 2025, ndërsa për 11.555 tatimpagues nuk është evidentuar pagesa e pagave bruto dhe kontributeve sociale për të njëjtin muaj. Një pjesë e depozitave të papaguara mund të shlyhen me kompensim me kërkesat tatimore, por kjo nuk përjashton detyrimet ligjore dhe nevojën që ato të shërbehen në kohë.
DAP gjatë ditës së djeshme dërgoi njoftime të personalizuara deri te të gjithë tatimpaguesit me detyrime të papaguara dhe u bëri apel atyre që ta kryejnë pagesën menjëherë. Këto mjete janë pjesë e të ardhurave publike që u takojnë qytetarëve dhe sigurojnë financim të rregullt të nevojave buxhetore, shëndetësisë, arsimit dhe sigurimeve sociale.
DAP, siç theksohet në komunikatë, rikujton se në ditët në vijim do të merren masa ligjore për pagesë të detyrueshme.