Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) informoi se për periudhën 01.01 deri më 31.07.2025, përmes zbatimit të anknadeve elektronike të sendeve të lëvizshme dhe të palëvizshme, janë paguar me sukses borxhet shtetërore nga persona fizikë dhe jurudikë.
Mbi këtë bazë, në Buxhetin e shtetit janë arkëzuar 19 419 411 denarë (afërsisht 314 230 euro). Përmes e-ankandit për periudhën 01.01.2025 përfundimisht me e-ankandin në korrik është shitur pronë e patundshme me sipërfaqe prej 302 m² edhe atë: – banesë prej 72 m² (Ohër) – hapësirë afariste prej 111 m² (Strumicë) – tokë prej 103 m² (Prilep) – hapësirë në katin e parë m² (Shkup).