Mosdhënia e llogarive fiskale dhe stornimi i dyshimtë i llogarive janë keqpërdorimet më të shpeshta që i ka zbuluar Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) në kontrollet e fundit që i ka zbatuar në periudhën nga data 19 prill deri më 22 maj të këtij viti.
Siç informon drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska në konferencën e sotme për shtyp në këtë periudhë nga 311 objekte të kontrolluara ekipet mobile të DAP-it kanë zbuluar parregullsi në punën e 108 objekteve në mbarë shtetin.
“Numër më i madh i parregullsive 28 ishin konstatuar në Shkup, ku ishin kontrolluar 92 objekte, ndërsa më pak parregullsi, nga një ka në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë”, tha Lukarevska.
Nga fillimi i vitit shtoi, prej 3.086 objekteve të kontrolluara janë konstatuar parregullsi në punën e 362 objekteve, prej të cilave 92 në Shkup, ndërsa vetëm një në Dellçevë.
Me kontrollet janë përfshirë hotele, restorante, piceri, bare, dyqanet e hamburgerit, automekanikë, dyqane për auto pjesë, vullkanizerë, sallone të bukurisë, floktari, lulishte, dyqane për veshëmbathje dhe manifestime që i organizojnë komunat.