Alsat 2019-08-21T16:13:34+02:00
Drejtoria e të Ardhurave Publike do të kontrollojë kompanitë që lidhen me Bojan Jovanovskin. Bëhet fjalë për BMJ Media Grup, Aleanca Ndërkombëtare dhe 1 TV .Deri të premten, duhet të jepen urdhëresat, që të fillojë kontrolli për fluksin hyrës financiar dhe atë dalës së mjeteve në këto kompani.
“Ne do të veprojmë në pjesën që ka të bëjë me tatimet, që deri të premten do të duhet ti japim urdhëresat për të nisur kontrollin si në Aleancës ndërkombëtare ashtu edhe në 1 TV, pastaj në BMJ Media Grup dhe te të gjithë ata obligues tatimor të tjerë, me të cilët ne kemi konstatuar përmes analizës se ka ekzistuar një lloj i caktuar marrëdhënie biznesi. Ne gjithashtu do të bëjmë kontroll dhe për të gjithë ata persona fizik të përfshirë në organet e Aleancës Ndërkombëtare, për të cilat do ti përcaktojmë pagesat që janë bërë”-tha Sanja Llukarevska, DAP.
Loading…



