Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Allan Dankan, i ka bërë thirrje presidentit Gjorgje Ivanov që ta rishikojë vendimin e para dy ditëve në lidhje me dorëzimin e mandatit për formimin e Qeverisë.
Dankan përmes një deklaratë shprehu shqetësimin e tij për shkak të, siç tha, mossuksesit të Ivanovit për zgjidhjen e krizës politike.
“67 deputetët e zgjedhur në Kuvend të cilët përfaqësojnë bashkësi të ndryshme etnike në Maqedoni kërkuan të formohet Qeveria. 67 nga gjithsej 120 është shumicë e qartë”, tha Dankan.
Gjatë vizitës në Maqedoni në shkurt të këtij viti, Dankan u takua me liderët e partive politike dhe me presidentin Ivanov. Ai e riafirmoi përkushtimin e fuqishëm të Britanisë së Madhe ndaj Maqedonisë dhe mbështetjen për anëtarësim në BE dhe NATO.
Dankan, siç qëndron në komunikatën e ambasadës britanike në Maqedoni, gjatë kohës së vizitës i inkurajoi liderët politik që të fokusohen në formiminn e Qeverisë dhe zgjidhjen e krizës.

