02 May
Që të pengohet mundësia e situatës absurde dhe me dy qeveri në shtet, është e domosdoshme që sa më shpejtë në Kuvend të funksionojë shumica e re parlamentare thotë profesoresha e të drejtës administrative, Ana Pavlovska Daneva. Sipas saj, kjo që po ndodhë në Kuvend është absurde pasi paralelizmi në institucione nuk lejohet as nga aspekti juridik e as nga ai praktik. Për këtë, thotë Daneva, kyçe është që Kuvendi të funksionojë.
Është shumë e rëndësishme që të funksionojë Kuvendi, ndërsa tashmë për Qeverinë është më lehtë pasi kemi shtete që kanë funksionuar gjatë kohë pa qeveri. Deri në formimin e Qeverisë së re, institucionet e përbëra nga nëpunës profesionist do të funksionojnë, por problemi më i madh në Maqedoni është se kemi Kuvend jofunksional dhe kjo duhet të zgjidhet sa më parë. Kjo mund të përfundojë vetëm në një mënyrë dhe do të varet nga vullneti politik i VMRO-DPMNE-së që ta dorëzojë në mënyrë të qetë pushtetin dhe ta respektojë vullnetin e shumicës – tha Ana Pavlovska Daneva.
Ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini thotë se atmosferën e frikës që e krijoi VMRO-DPMNE-ja në periudhën e fundit ngadalë po zbehet. Sipas tij, gjendja tërësisht ka ndryshuar pas vizitës së zyrtarit të lartë të SHBA-së, Hojt Brajan Ji i cili në takimin me Talat Xhaferin faktikisht e pranoi pushtetin e ri.
Për momentin, kryeministri teknik Emil Dimitriev dhe disa ministra dhe zv/ tjerë në kundërshtim me Kushtetutën, njëkohësisht janë edhe deputet në Kuvend.
Mirko Trajanoski