Opinioni me të drejtë pyet pse Zoran Zaev hesht pas punës skandaloze me të cilën familjari i tij Trajçe Zaev për vetëm 20.000 euro është bërë pronar i 22,25% e gjigantit të konfeksioneve të Strumicës “Geras Cunev”.
Si duket klani i Zaevit nuk dëshiron të përgjigjet si është e mundur për një çmim me të cilin realisht mund të blihet vetëm një banesë prej 25m2, të blihet një pronë e tillë, fabrika industriale dhe hapësira afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 7.396 m2 për vetëm 20.000 euro.
Derisa ekonomia po bie, derisa standardi zvogëlohet, derisa bie prodhimtaria industriale dhe paga mesatare, Zaevët pasurohen. Vallë pas 100 ditësh në pushtet Zaevët ende janë të pasur 6-8 milionë euro ose ndoshta vlera iu është ngritur.
Qytetarët shikojnë dhe lehtë mund të vlerësojnë për çka punon qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Puna e tillë jo ekonomike do të dënohet më 15 tetor nga qytetarët, të cilët LSDM-së dhe Zaevit do t’i shpallin humbje katastrofale e cila do të jetë hyrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Më 22 shtator do të publikohet aktvendimi për onkologen Meri Peshevska
- Çfarë duhet të dini për vaksinën COVID këtë vjeshtë: Rregullat e reja dhe rekomandimet
- Hajdutët i bastisin shtëpinë, 50-vjeçari denoncon se i morën sasi të madhe floriri dhe parash
- Vëreni veturat zyrtare në aktivitete zgjedhore? Denoncon në numrin 070 399 050
- Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d
- Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet
- LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit pas tragjedisë në Veles
- BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike