Memorandum për bashkëpunim nënshkruan Instituti për Shëndet Publik nga Maqedonia dhe Instituti “Robert Koh” nga Gjermania i cili është një prej institucioneve kryesore në fushën e parandalimit të sëmundjeve infektuese. Dokumentin e nënshkruan njerëzit e parë të të dyja institucioneve Shaban Memeti dhe prof.dr. Lotar Viler. Siç informojnë nga Instituti për Shëndet Publik, me këtë dokument të rëndësishëm vendoset bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe bashkëpunimit shkencor në fushën e epidemiologjisë së sëmundjeve infektuese, mbikëqyrjet mbi sëmundjet infektuese dhe studimin e epidemive, zbatimin e Rregullores ndërkombëtare shëndetësore dhe përforcimin e kapaciteteve laboratorike.
“Ky memorandum për bashkëpunim është edhe një dëshmi për angazhimet e vazhdueshme të Institutit për Shëndet Publik për zhvillimin e gjendjes për shëndetin publik në Maqedoni. Bashkëpunimi nuk është kufizuar në këto dy institucione, por është paraparë përmes trajnimeve përkatëse të përfshihen edhe ekspertët prej qendrave për shëndet publik”, thekson ISHP. Periudha e bashkëpunimit me institutin “Robert Koh” është deri në vitin 2020 dhe pritet që përmes tij në mënyrë të konsiderueshme të përforcohen kapacitetet e vendit për parandalimin dhe përgjigje ndaj sëmundjeve infektuese.