Takimi i Ahmetit me Ivanovin për të gjithë ishte i pa pritur pasiqë gjatë periudhës së zgjedhjeve presidensiale dhe pas tyre kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kishte një retorikë shumë kundër Ivanovit dhe thoshte se Ivanov është i pa pranueshëm si president sepse Maqedonia ka nevojë për president që do i përfaqësoj interest e gjithë qytetarëve.
Por ja që sot ishte vet lideri i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me shefin e kabinetit Artan Grubin shkuan në takim me Ivanovin.
Kryetari i forumit rinor të Lëvizjes Besa, Daim Luçi, për Lajm thotë se takimi i Ahmetit me Ivanovin për shum këndë ishte i pa pritur por jaqë u bë e qartë për të gjithë por edhe për skeptikët që “mos pranimi” i Ivanovit nga ana e Ahmetit ishte vetëm një marketing i ulët politik.
“Për shumë kënd ishte e habitshme që z.Ali Ahmeti shkoi në pritje te kryetari Ivanov, përndryshe i papranuar nga ana e tyre, sëpaku kur dihet që ai asnjëherë nuk e ka pranuar një takim me te.
Por, unë konsideroj që edhe për skeptikët sot u bë e qartë që edhe “mos pranimi” i autoritetit të kryetarit Ivanov, gjatë tërë kohës ka qenë vetëm marketing i ulët politik dhe se ky takim i z. Ahmetit është në regji të Gruevskit, për ta vazhduar lojën e tyre të përbashkët (Gruevski-Ahmeti), për të shfaqur “patriotizmin dhe dashurinë” për mirëqenien e qytetarëve. Por, gjthsesi qytetarët veçse e kanë kuptuar këtë lojë politike”, deklaroi Daim Luçi për Gazetën Lajm