Këshilltarët e AKI-së në Qytetin e Shkupit kanë reaguar pas miratimit të rebalancit të buxhetit, duke theksuar se pothuajse të gjitha amandamentet e propozuara prej tyre janë bërë pjesë e Buxhetit për vitin 2026.
Në emër të këshilltarëve të AKI-së, reagimin e ka bërë Daim Luçi, i cili theksoi se ky është një dëshmi se edhe nga opozita mund të imponohen zgjidhje reale dhe konkrete në dobi të qytetarëve.
Sipas tij, buxheti përfshin investime të rëndësishme si:
• ndërtimi i ujësjellësit për Nerez të Epërm, Studeniçan dhe Gazi Babë;
• parqe dhe pajisje urbane në Çair dhe Saraj;
• mjete për Çarshinë e Shkupit, infrastrukturë rrugore në Matkë si dhe parkingje.
“Bëhet fjalë për programe konkrete dhe jo për premtime boshe. Po i japim shans këtij buxheti për të mirën e qytetarëve”, theksoi Luçi, duke shtuar se AKI vazhdon të punojë për interesin publik, ndërsa, sipas tij, VLEN mbetet në heshtje parazgjedhore.
“Kemi zgjedhur punën dhe jo fjalët. Qytetarët e shohin dallimin”, përfundoi reagimin Daim Luçi.
#zëriytnëqytet


