Nuk është aspak e vërtetë se futbollistët tanë shqiptar në shquarjen e vijave të tyre identitare i japin përparësi ose mbitheksim ndonjërës prej tyre. Aq më pak asaj fetare. Kjo pasi matur me rritjen e tyre si modele suksesshmërie mbarëkombëtare dhe admirimin ndaj tyre theksimi i vet tyre për veten është gjeneralisht i paktë dhe aspak nuk ka shkarje në mbitheksimin e ndonjë vije identitare në llogari të tjerave. Ka shumë shembuj për këtë balans të përgjithshëm të tyre por më argument mund të jetë përkatësia e disave prej tyre shqiptarëve të Maqedonisë e që kështu e patheksuar as që dihet mirë ndër shqiptarë, si në rastin e Mustafit, Xhemailit, Kasamit, Mehmedit dhe të tjerë. Njashtu nuk ka ndonjë theksim individual si në rastin e Alban Meha. Paramendoni të kishte qenë ndonjë vip nga politika ose estrada si Albani nip i Tahir Mehës?! S’do duroheshte aq sa do njësonte veten në rëndësi me pasardhës direkt të Skenderbeut ose rilindasve! Njashtu në rastin e fesë ku kjo nuk u theksua gati asnjëherë nga Shkëlzen Gashi ose Arlind Ajeti përkundër se kjo përbën vijë identitare e rëndësishme për ta. Ose matur me çka dhe në çfarë kohe kanë përjetuar si në rastin e Mustafit që është prej futbollistëve të rrallë musliman në gjithë globin që ka përjetuar live tmerrin e terrorit gjatë një sulmi në Paris në miqësoren e Francë-Gjermani! Po të kishte qenë dikush tjetër aty atë natë, tërë kohës do fliste për fenë e vet mandej duke u arsyetuar apo duke e mbrojtur nga dhunuesit e saj. Kështu ka shumë teprim në akuzat ndaj futbollistëve tanë, që si rrallë kush përbëjnë modele unifikuese mbarëkombëtare shqiptare në këto ditë. Të paditurve për rendimin e vijave identitare mjafton tu thuhet shkurt: jo çdo mjekrrosh është gjyshi yt! #alb #ramazan2016
Data 21.08.2026
Aktuale
- Kryebashkiaku në Itali ndalon çiklizmin në qendër të qytetit
- Shasivari – Kostadinovski: Forcimi i dialogut institucional për sundimin e së drejtës dhe integrimin evropian
- Zjarr pranë Llogarasë, flakët përhapen me shpejtësi në Dukat
- Spanja kundërshton dëbimet e njëanshme të azilkërkuesve drejt Italisë
- Hashim Thaçi jep mesazhin e fortë para aktgjykimit në Hagë: Pozitë dhe opozitë….
- Britania, Italia, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Izraelit të ndalë planet për zgjerimin në Bregun Perëndimor
- “Rama jep dorëheqjen, arrestoni Ballukun”, Mbyllet protesta e 82, qytetarët nuk heqin dorën nga kërkesat e tyre: Nesër më shumë
- 21 ditë protestë kundër propozimit të PS për “Territorialen”, banorët marshojnë në qytet: Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve


