Naqe Çulev, ministër për Punë të Brendshme në mbledhjen e sotmë të Shtabit të Krizës ka propozuar shkurtimin të orës policore.Në postimin e tij ne Facebook, ai shkruan se duke pasur parasysh të dhënat për uljen e të prekurve nga korona virusi dhe se ora policore prej 85 orësh kishte ndikim negative në gjendjen psikologjike tek qytetarët, urgjentisht ora policore duhet të filloj nga ora 19:00 dhe të zgjase deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Kërkesa e ministrit të brendshme Çulev përfshinë të gjithë qytetarët, si të rinjtë ashtu edhe personat mbi 67 vjeç.
“Në këtë drejtim sot kam propozuar që kufizimi i lëvizjes gjatë ditëve të punës në vend të 16:00 të filloj në ora 19:00, si dhe të mendohet për lehtësime të masave që do të zbatohen edhe gjatë uikendit. Në mënyrë plotësuese do të kërkoj edhe shqyrtimin e vendimit të ndërlidhur me kufizimin e lëvizjes nëpër male, parqe dhe pyje, por gjithnjë duke mbajtur llogari për masat dhe rekomandimet të cilat kanë të bëjnë me grupimin e njerëzve në sipërfaqe publike”, shkruan Çulev, i cili njëherit shpreson që Qeveria t’i merr parasysh kërkesat e tij dhe t’i miratojë në seancën e parë qeveritare.