Akuza penale për zhvatje për Kovacevskin dhe udhëheqësinë e REK Manastir këtë e konfirmoi sot Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Naqe Çulev .
Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev nga Manastiri, njoftoi se janë ngritur kallëzime penale kundër ish drejtorit të REK Manastir, Vasko Kovacevski, drejtor aktual i ESM së, për abuzim dhe zhvatje duke dhënë edhe detaje tjera rreth kësaj çështjeje informon TetovaSot.
Ministri Çulev sot në kuadër të aktiviteteve të tij zhvilloi vizitë pune dhe takim me udhëheqësinë e SPB Manastir, ku u njohtua me masat dhe aktivitetet e ndërmarra në lidhje me ballafaqimin me pandeminë e virusit korona.
Në një konferencë për shtyp në Manastir, Ministri Çulev theksoi se Sektori i Punëve të Brendshme deri më tani i ka shqiptuar gjithsej 1,904 gjoba për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe janë ngritur 382 padi penale kundër 579 autorëve për mosrespektim të ndalesës së lëvizjes.
“Përshtypja e përgjithshme nga takimi në lidhje me veprimet e nëpunësve policorë është se përhapja e pandemisë në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme Manastir është vendosur nën kontroll, qytetarët janë të ndërgjegjshëm dhe i respektojnë masat për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse”, theksoi ministri Çulev, duke shtuar se në territorin e këtij sektori nuk është konfirmuar asnjë rast i një punonjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që është pozitiv për Kovid-19.


