Menaxhmenti i kompanisë ajrore Croatia Airlines dhe sindikata ORCA sot dështuan të arrijnë marrëveshje, pas së cilës u paralajmërua se do të mbahet grevë më 8 gusht, duke filluar nga ora gjashtë në mëngjes, transmeton Hina.
Kompania tha në një deklaratë se ishte e gatshme të vazhdonte dialogun, duke shtuar se vazhdon “të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të minimizuar efektet e dëmshme të grevës së shpallur.
“Menaxhmenti nuk hoqi dorë nga qëndrimet e tij. Kjo do të thotë se një grevë fillon të mërkurën, “tha Marko Bozhiçeviq nga Sindikata e pilotëve civilë, pas negociatave me menaxhmentin e kompanisë ajrore.
Duke pasur parasysh se do të ketë probleme për shkak të numrit të madh të fluturimeve të anuluara, ai kërkoi falje duke kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve.
ORCA vazhdon kërkesat e saj nga prilli 2017, të cilat paraqesin një kosto shtesë për kompaninë prej rreth shtatë milionë euro, e cila për kompaninë është e papranueshme.
Croatia Airlines javën e kaluar njoftoi se humbjet për kompaninë do të ishin 800.000 euro për çdo ditë greve dhe se ajo do të prekë gati 7.000 udhëtarë në ditën e parë të saj.