Punëtoret seksuale të njihen si punëtorët në tregun e punës. Në mënyrë të pandërprerë të sigurojnë ekzistencë për veten dhe familjet e tyre. Të kenë të drejtë ta zgjedhin mënyrën dhe formën e punës, por të kenë mundësi edhe t’i realizojnë detyrimet e tyre si qytetarë ndaj shtetit, porositi Jagoda Miteva, aktiviste për mbrojtje dhe avancim të të drejtave të punëtoreve seksuale në Kolektivin e parë në Ballkan me rastin e Ditës Botërore të Punëtorëve Seksualë. Por, a e kanë ndjerë këta punëtorë korona-krizën?
“Po, e kanë ndjerë, edhe atë në masë të mjaftueshme. Me vetë faktin se koha ishte e kufizuar, punëtorët seksualë nuk kishin mundësi të punonin dhe ata pësuan më së shumti. Covid-kriza më shumë ndikoi mbi punëtorët seksualë”, deklaroi Miteva.
Tretman profesional, të barabartë dhe të drejtë nga ana e të gjithë ofruesve publikë të shërbimeve dhe nga përfaqësuesit të institucioneve gjatë realizimit të të drejtave të tyre për mbrojtje shëndetësore, sociale dhe juridike.
“Me prezantimin e fustaneve të kuqe duam të tregojmë se punëtorët seksualë të cilët sipas vullnetit të tyre kanë vendosur të merren me punën të cilën e punojnë, me krenari e veshin fustanin e kuq dhe duan t’u mundësohet ambient në të cilin do të jenë të respektuar,”, deklaroi Hadji Shterjova Simonoviq nga HOBS.
Me dekriminalizim do të minimizohet ndikimi i policisë në rregullimin e punës së punëtorëve seksual, të cilët i trajtojnë si kriminelë, tha këshilltarja juridike.
“Puna e punëtorëve seksualë në Maqedoninë e Veriut duhet të dekriminalizohet, mendojmë se pikërisht ky model do të mundësojë që të respektohen të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i punëtorëve seksualë. Po ashtu do të mundësojë mbrojtje të të drejtave të tyre të njeriut dhe të drejtave të punës”, tha Dragana Dërndarevska nga “Koalicioni Margjina”.
Një grup punëtorësh seksualë, në ditën e sotme në vitin 1975 në Paris, për herë të parë e kanë shprehur revoltin e tyre për mosrespektimin e profesionit të tyre por edhe kërkesa për avancimin e të drejtave të tyre. Prej atëherë, rreth 40 vjet me radhë në mbarë botën shënohet kjo ditë, ndërsa në Shkup shënohet me prezantimin e fustaneve të kuqe në Parkun e Qytetit.