epaselect epa08161744 A picture released by Xinhua News Agency shows a medical worker checking the drip of a patient in the Intensive Care Unit (ICU) of Zhongnan Hospital of Wuhan University in Wuhan, Hubei Province, China, 24 January 2020 (issued 25 January 2020). On 25 January, the National Health Commission of China confirmed the death toll from the Wuhan coronavirus outbreak has risen to 41 with 1,287 cases of patients infected as of 24 January. EPA-EFE/XIONG QI / XINHUA MANDATORY CREDIT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES
Alsat 2020-06-17T15:37:19+02:00
Vala dytë e pandemisë po ngjit majat. Vetëm sot u regjistruan 193 raste të reja me CoVid-19. Numri i të prekurve ka arritur në 4482, prej tyre 2469 raste aktive. Shkupi mban rekordin me 140 raste në 24 orët e fund dhe 1425 raste aktive. Në Tetovë u shtuan 19, Ohër 11, Shtip 6, Strugë 5, Gostivar 4, nga 2 në Kumanovë, Resnjë dhe Veles.
Ministria e Shëndetësisë
Shkup 140 – total 2137
Tetovë 19 – total 459
Ohër 11 – total 84
Shtip 6, Strugë 5, Gostivar 4
Nga 2 në Kumanovë, Resnjë dhe Veles
Nga 1 në Dibër dhe Sveti Nikollë
Përderisa të shëruar rezultuan 46 pacientë, 24 orët e fundit kanë qenë të kobshme për 9 pacientë. 5 pacientë nga Shkupi ndërruan jetë, totali 67 të vdekur. 2 të ndjerit nga Kumanova në këtë qytet çuan numrin në 31. Nga 1 të vdekur ka në Tetovë e Ohër, ku në total ka 33, përkatësisht 25 viktima.
Rritja e të infektuarve me simptome të rënda ka mbushur Klinikën Infektive, andaj në përdorim që dje janë vënë edhe objektet modulare të barakave për pacientë të prekur me CoVid-19.
Praktikisht, që dje ka nisur të përdoret spitali modular me 72 shtretër, në këtë moment aty janë shtrirë 3 pacientë. Është siguruar reporti i plotë me mjekë dhe ekspertë të mjekësisë infektive, kolegë internistë dhe infermiere. Është e pajisur edhe me mjetet e nevojshme për terapi të pacientëve – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Numër rekord edhe me testet afër 1400 të bëra dje, ndërsa në total afër 46,500 teste, prej të cilëve 9,6% e tyre kanë rezultuar pozitiv.
Adnan Qaili



