Shkruan: Emad MEHMETI
Po thuajse çdoherë para zgjedhjeve qofshin ato lokale apo parlamentare, situata politike në Maqedoni di të marrë kahe nga ato më të paparashikueshmet, por në një shteti me një regjim si i joni këto gjëra janë të pritshme, të cilët nuk zgjedhin mjete për t’i ikur përballjes së mllefit nga populli në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Kur jemi këtu duhet thënë : A e keni vërejtur se sa herë që shtohen zërat kritik ndaj të keqes më të madhe me të cilat përballen shqiptarët e Maqedonisë, pra ndaj BDI-së dhe PDSH-së – për “habi” (këtu duhet cekur se të gjitha parametrat flasin për rritje të partive të reja shqiptare) shtohet edhe zhurma lidhur me bashkëpunimin e mundshëm të partive opozitare. Kështu, duket se me çdo kusht dëshirohet të krijohet përshtypja para opoinionit, se problemi i shqiptarëve të Maqedonisë nuk janë të bashkuarit rreth qarqeve policore e politike maqedonase, por të rinjtë që duan të promovojnë një vlerë të re poltike. Vlerë e cila ka të bëjë me sjelljen e moralit në politik, dijes, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj detyrimeve të marra prej popullit.
Dhe për t’i qetësuar ata që kanë frikë se populli do nisë ta përdorë “litarin” dhe t’i varë veç e veç të gjithë ata që morën në qafë këtë popull, duhet thënë se “varjen” do duhet ta fillojë me hajdutët e kriminelët e BDI-së dhe të PDDSH–së dhe vështirë se do i mbetet litarë edhe për “bashkuesit” e sotëm të opozitës shqiptare, për ata që njëzet e pesë vite me radhë, kanë pi kafe me gjithë liderët partiak, që janë takuar në Shkup e Ferizaj, ku janë marr vesh për themelimin e partive të reja sa për t’i “prishë” të vjetrat, e të ciët sot harrojnë se bashkimi i interesave personale të kryesuesve partiak, nuk ka të bëjë me bashkimin e popullit rreth një ideali.
Për t’i qetësuar të gjithë ata që e kanë hallin e bashkimit të partive opozitare shqiptare duhet thënë edhe një të vërtetë tjetër – që dikush me apo pa vetëdije po e fsheh: Se bashkëpunimin nuk mund ta bëjnë të ardhurit nga e djeshmja politike, por një brez i ri i politikanëve shqiptarë që nuk janë as “refetat” e dikurshëm të PDSH-së, e as “koljodiamantat” e djeshëm të BDI-së, të cilët mendojnë se mjafton ta ndryshosh kapotën partiake që të bëhesh opozitarë dhe ta luftosh “rrugaçërinë” e deri djeshme partiake të cilës i ke pri.
Thënë edhe më qartë; a e vëreni se me bashkëpunimin e partive opozitare shqiptare merren ata të dejshmit që njëzet e pesë vite me radhë përkrahën partitë e reja që i lindnin nënta e vjetra partiake – pra copëzimin e indit politik shqiptarë – thuajse vetëm sa për të pasur me çka të merren – me bashkimin e tyre!
Kështu duket se bashkëpunimi i partive opozitare më shumë u nevojitet atyre që shumë shpesh i kanë ndërruar emblemet partiake, e të cilët nuk mungojnë te të gjitha partitë opozitare! Dhe të tillëve u vjen rëndë kur u thua se nëse opozitarizmi do mbështetej mbi “refetat” dhe “koljodaimantat” e deridjeshëm të PDSH-së e të BDI-së, atëherë me cilën të drejt morale mund t’i quash e keqe më e madhe “shkollat” partiake që i lindën disa nga këta opozitarë të rinjë. Prandaj duhet thënë atyre se ata që plot njëzet e pesë vite merren me prishjen e partive të vjetra, për të themeluar dy të reja si të mëparshmet se: Na lini të qetë neve të rinjve se duam diçka më shumë se bashkimin e ambicieve dhe egove të elitave partiake – bashkimin e popullit opozitar për të sjellë vlera të reja në shoqërinë shqiptare të Maqedonisë siç është morali politik, që shumë pak politikanë tek ne duan ta zbatojnë në veprimtarinë e tyre politike!