Katër shqiptarë që dyshohen si pjesë e një bande ‘skifterësh’ që kryenin grabitje në Itali, u arrestuan nga karabinierët në Porto Recanati.
Aksioni u krye një ditë më parë, kurse autoritetet thanë se të ndaluarit ishin të specializuar në vjedhje apartamentesh. Besohet se ata qëndrojnë pas vjedhjeve të kryera në Campocavallo di Osimo dhe Potenza Picena.
Operacioni u krye nga karabinierët e Kompanisë Osimo, me mbështetjen e kolegëve të tyre nga Njësia e Operacioneve të Ankonës. Ata i ndaluan ata në një apartament që kishin marrë me qira në zemër të Porto Recanati, përgjatë një rruge paralele me rrugën kryesore.
Të dyshuarit po e përdornin atë si bazë nga ku, po atë natë, ishin larguar për të kryer grabitje të mëtejshme, gjithashtu në zonën e Ankonës.
Të shtunën, ata kryen grabitje në të paktën katër shtëpi në Montemarciano. Oficerët arritën të kapnin bandën dhe më pas ndoqën makinën e tyre nga distanca.
Pasi u kryen të gjitha formalitetet në kazermat e Osimos, të katërt u shoqëruan në burgun e Montacutos dhe u mbajtën atje në pritje të vërtetimit nga gjyqtari hetues, informon media italiane.
Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar nëse banda është përgjegjëse për ndonjë vjedhje të mëtejshme. Ndërkohë, një pjesë e mallrave të vjedhura, ari dhe bizhuteri, janë rikuperuar dhe së shpejti do t’u kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm.


