Një shitës mund të mashtrojë menjëherë një blerës. Këto janë opinionet e blerësve në tregun tonë. Disat thonë se mashtrohen për shkak të çmimeve të lira, të vendosura mbi një produkt, ose mbi produktet 2 që shiten bashkë, por i bie që njëri produkt të paguhet me çmimin normal, e tjetri 80 përqind të shumës së atij produkti, që blehet veç. Por, këtu blerësit thonë se nëse bëhet fjalë për 2 produkte me lëngje ata nuk janë nga 1 kg, por 900 gram ose më pak dhe ky është mashtrimi. Ndodh që 1 podukt të ketë çmimin më të lirë të bashkangjitur, por kur blehet, paguhet më shtrenjë.
Mendimi i blerësve është se ka çmime mashtruese.
Pra, abuzimet me çmimet vazhdojnë, konsumatorët bien pre e çmimeve të shtrenjta, apo shpeshherë të mbivendosura.
Nëse do të ecim në shitore të ndryshme shihen produkte të të njëjtës markë, të cilat edhe këtu ka diferenca çmimesh, diku më pak e diku më shumë.
Por, në fakt i njëjti produkt, si kanaçet me koka-kola që në markete të tjera mund ta blesh 22 deri në 25 denarë, në kinkaleritë ku shiten sende të vogla të përdorimit të përditshëm vetjak a sende të vogla zbukurimi prej metali, prej qelqi, prej briri, prej lënde plastike etj, mund të shihen edhe produkte të tjera si lëngje freskuese. Ku një kanaçe koka- kola kushton 25 denarë, ashtu edhe shënon mbi atë kanaçe, ndërsa shitet 30 denarë. E pyetur shitësen në Qendrën Tregtare të Qytetit (QTT) se pse kanë vendosur çmimin 30 denarë, në frigoriferët me pije freskuese, të gazuara, ajo nuk jep ndonjë sqarim.
“Unë jam shitëse dhe kjo pjesë e kinkalerisë ka pronarë”, tha shitësja në pikën e QTT-së, për Almakos
Ndërsa, në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” , ku janë disa mini dyqane, thonë se çmimet sa i shënojmë aq edhe shiten.
“Ne nuk duam të mashtrojmë blerësin, ata janë më të rëndësishmit në biznesin tonë, ku edhe ne fitojmë nga ata”, tha shitësi, për Almakos
Ai shton se në rast kur një produkt të një marke të njohur dhe shitësi nuk është i qëndrueshëm në përcaktimin e çmimit, mundet blerësi të ankohet te selia e prodhuesit të atij produkti. Çmimi që nuk e përcakton vlerën e produktit ndodh si arsye e përfitimit te shitësi, ose e vendosjes së lokacionit në brendi të qytetit, ku qiraja është më e lartë.
“Shpesh, ndodh që edhe ne si shitës, kur endemi nga qendra, shohim se produktin që ne e shesim nuk është i njejtë, në çmim. Kjo, për arsye se ata kanë taksat e qirasë më të larta, por kjo nuk do të thotë se blerësi të pësojë”, thotë shitësi nga dyqani i Mavrovasja, për Almakos
Ai shton se kur bëhet fjalë, sidomos për koka – kolën, ose kanaçet, blerësit mund të ankohen, ndërsa për gjësendet e vogla as nuk vihen çmime, ajo është dëshirë e shitësit se sa ti shet.
“Koka Kola, është kompani serioze dhe nëse Ju si blerës e shihni se shënon 25 denarë, e shitet 30 denarë, menjëherë mund të ankoheni në selinë amë, nëpërmjet telefonit, që kanë lënë, për kontakte”, thotë shitësi i Mavrovasjas, për Almakos
Vendosja e çmimeve të rejshme, dëmton xhepin e blerësve.
D.Kërluku
Almakos.com