Përveç energjisë elektrike, ngrohjes dhe derivateve Komisioni Rregullator për Energjetikë nga fillim i vitit të ardhshëm do ta përcaktojë edhe çmimin e ujit që e paguajnë qytetarët. Këtë kompetencë do ta marrë përsipër nga këshillat komunale. Rregullatorët do të përcaktojnë tarifën minimale dhe maksimale, pas së cilëve kryetarët e komunave dhe këshillat do të vendosin se sa do të kushtojë një metër kub ujë. Tani për tani nuk ka pasur përllogaritje nëse kostoja e ujit do të rritet, sepse punohet në metodologjinë e përllogaritjes.
Kompania e parë që i dorëzon të dhënat dhe që do të punojë në modelin për përcaktimin e tarifës, që të mundemi pastaj të tregojmë diçka është Ujësjellësi i Shkupit. Për momentin jemi duke marrë një pjesë të mirë, të të dhënave të tyre. Gjithë atë që duhet bërë ata e bëjnë, bashkëpunojnë për të parë në një mënyrë nëse jemi këtu diku me tarifën aktuale që e përdorin dhe ajo që do të vijojë – Dimitar Petrov, kryetar i KRrE.
Një nga arsyet pse Rregullatori do ta përcaktojë çmimin e ujit është se çmimet zakonisht janë shumë të ulëta. Ujë më të lirë prej rreth 10 denarë për 1m3 paguajnë banorët e Negotinës, Gjevgjelisë dhe Dibrës. Qytetarët e Shkupit për 1m3 paguajnë 17 denarë, ndërsa ujë më të shtrenjtë rreth 30 denarë për 1m3 paguajnë Strumica, Koçani dhe Velesi. Problem janë edhe humbjet e mëdha të ujit në rrjet. Uji i cili nuk sjell të ardhura në vend është 44.7 për qind, ndërkohë që standardi evropian është 20 për qind.
Mirko Trajanovski

