Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, vlerëson se problemi më i madh në vend nuk është çmimi i produkteve bazë ushqimore, por problemi kryesor është çmimi i banesave, dhe se ato “i kanë ngritur qiellin”.
“Çmimi i një apartamenti varion nga 2500 deri në 3000 euro (për m2), ky është problemi më urgjent për një të ri dhe për mua si baba. Ju dëshironi të siguroni strehim për fëmijën tuaj. Hajde me thuaj një polic qe do të punësohet për 27 mijë denarë rrogë fillestare pa ato bonuse. Pra, kur do ta blejë atë banes? Me 400 mijë nuk mund të blesh…”, ka thënë Jakimovski, duke shtuar se në sallonet në vend “nuk ka më automjet nën 40 mijë euro”, tha Jakimovski.
Lidhur me akuzat e kaluara nga pushteti dhe opozita se ai është “bashkëpunëtor dhe anëtar i mafies urbane”, Jakimovski tha se duhet të bëni krahasimin e ndërtimin e ndërtesave në komunën e Karposhit me atë në komunën e Aerodromit dhe të shikoni se kush është bashkëpunëtorë me mafian.
“Unë anëtar i një mafie urbane me gjithsej 37 ndërtesa trekatëshe të ndërtuara në komunën e Karposhit, ndërsa komuna e Aerodromit me 200 objekte mbi 8 kate, aty nuk ka asnjë mafioz!? Unë kisha banesa, por ato nuk kishin? E shihni se në çfarë po shndërrohet komuna e Aerodromit? Në një xhungël në asfalt”, theksoi Jakimovski.
Paraprakisht, Jakimovski tha se ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski nuk po lejon ndërtime të reja në komunë, në mënyrë që të mund të rrisë artificialisht çmimet e objekteve tashmë të ndërtuara nga ndërtuesit afër ministrit.