S A 2019-04-15T11:37:21+02:00
Çmimi i naftës javën e kaluar në bursat botërore sërish është rritur dhe arriti vlerën më të madhe.
Në bursën e Londrës një barel naftë javën e kaluara u rrit për 12.7 për qind, në 71,55 dollarë, ndërsa në bursën amerikane bareli u shtrenjtua për 1,3 për qind dhe arrti çmimin 63,89 dollarë.
Nga fillimi i këtij viti çmimi i naftës rritet më shumë se 30 për qind dhe arrin nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2018, falë uljes së prodhimit nga ana e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK).
Çmimi i “arit të zi” është rritur edhe për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj sektorit të naftës të Iranit dhe Venezuelës, që e ka kufizuar në mënyrë shtesë ofertën në tregje. Oferta mund të ulet edhe për shkak të konflikteve në Libi midis qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht dhe forcave kryengritëse.
Nga ana tjetër, të dhënat e fundit nga Kina japin shpresë se ekonomia e dytë më e madhe botërore do të duhet që zë stabilizohet.
Loading…