Shpenzimet e jetesës në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit 2016, shënojnë rritje prej 0,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë rritje për 2,5 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Sipas të dhënave të publikuara në mars të këtij viti shpenzimet në krahasim me muajin e kaluar janë më të larta për 0.5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 1,4 për qind.
Rritje të indekseve të shpenzimeve të jetesës në mars të vitit 2017, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek frutat e freskëta dhe të ftohta për 7,3 për qind, tek duhani për 2,6 për qind, pijet joalkoolike për 0,8 për qind, produktet e tjera të furrës për 0,7 për qind, qumështi, frutat e thata dhe produktet e arrave për 0,6 për qind, perimet e thata, perimet tjera të konservuara dhe të përpunuara për 0,5 për qind, frutat e ngrira për 0,4 për qind, mielli dhe drithërat tjera për 0,2 për qind.

